Një kërkim i gjatë dhe intensiv që ka zgjatur më shumë se 30 orë për gjetjen e vrasësit të aktivistit konservator Charlie Kirk, përfundoi me një kthesë të papritur: një babai iu desh të ndërhynte për të kapur të birin, Tyler Robinson, të dyshuar për vrasjen e Kirk.
Historia mori një drejtim të pabesueshëm kur, pas shpërndarjes së pamjeve dhe fotove të dyshuarit, një babai në Utah i njohu ato dhe i bëri një pyetje vendimtare djalit të tij. “Tyler, je ti ky?” i tha ai, duke i parë imazhet e publikuara nga autoritetet.
Përgjigja e djalit, 22-vjeçar, ishte e drejtpërdrejtë: “Po, unë e kam vrarë“, tha ai për babanë e tij. Kur babai e këshilloi që të dorëzohej, Tyler Robinson iu përgjigj se do të preferonte të vriste veten sesa të dorëzohej.
Megjithatë, babai arriti të bindë të birin të fliste me një pastor rinie, i cili bashkëpunonte me Shërbimin e Marsharëve të SHBA-së dhe Zyrën e Sheriff-it të Washington County. Pas një ndërhyrjeje të shpejtë nga një mik i familjes, informacioni arriti deri tek autoritetet në Utah County dhe FBI.
“Është një ngushëllim të dimë se e kapëm“, tha guvernatori i Utah-së, Spencer Cox, në një konferencë për shtyp të premten, ndërsa FBI raportoi se kishte marrë mbi 7,000 pista dhe informacion nga publiku.





