“Merr kokainë, pi një cigare dhe dënohesh me gjashtë muaj burg. Unë mora dy vjet sepse mora shurupin e kollës së djalit tim. Kujt i shkon mendja në këtë? Kanë qenë këto fjalët e para pas përfundimit të dënimit nga ana e Papu Gomez.
“Por e kuptova dhe ja ku jam, ende i fortë. Po, isha shumë i zemëruar, shumë i tërbuar. E kisha të vështirë të shikoja futboll në fillim; e fika televizorin. Për mua, futbolli kishte vdekur. U izolova dhe fillova të punoja me një psikolog sepse ishte një cikël nga i cili nuk mund të dilja “, tha ai.
Gomez nënshkroi një kontratë dyvjeçare, me opsionin për ta zgjatur atë për një sezon tjetër, me Padovën, ku tani dëshiron të rikuperojë iluzionin, megjithëse pranon se u “surprizua nga shumë njerëz që u zhdukën pa i thënë as lamtumirë.





