Futbolli anglez është në zi. Mat Beard, trajneri i ekipit të femrave që drejtoi Liverpulin nga viti 2012 deri në vitin 2015 dhe përsëri nga viti 2021 deri në vitin 2025, ka vdekur në moshën 47 vjeçare. Klubet e tjera që ai drejtoi përfshinin Millëall, Çelsi, Uest Hem dhe Bërnli nga të cilat ai dha dorëheqjen gushtin e kaluar pas vetëm dy muajsh në krye.

 Liverpuli, me të cilin ai fitoi dy herë Superligën e femrave në vitet 2013 dhe 2014, e konfirmoi lajmin për X: “Klubi i Futbollit Liverpul është thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga ndarja e papritur e ish-trajnerit të ekipit të grave të LFC, Mat Beard. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e Mattit në këtë kohë shkatërruese. Mat nuk ishte vetëm një trajner jashtëzakonisht i përkushtuar dhe i suksesshëm, por edhe një person me integritet dhe ngrohtësi të madhe, i cili do të kujtohet gjithmonë me dashuri të sinqertë nga të gjithë ata që punuan me të.”