Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e konsideron njohjen e shtetit palestinez si një “shpërblim për Hamasin”, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Sipas saj, Trump do të adresojë këtë çështje gjatë fjalimit të tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të kritikojë vendimin e disa shteteve – përfshirë Francën – që kanë shprehur mbështetje për njohjen e shtetësisë palestineze.

“Presidenti Trump do t’u kujtojë atyre vendeve se këto janë vetëm fjalë, jo veprime konkrete,” tha Leavitt.