Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, administrata amerikane e lidhi shkakun e autizmit te fëmijët me përdorimin e Tylenolit.
Zbulimin e bëri të ditur kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, gjatë një konference të posaçme për mediat.
Ai shtoi se Administrata e Ushqimit dhe e Barnave do t’i njoftojë mjekët që “të mos e rekomandojnë përdorimin e Tylenolit nga gratë gjatë shtatzënisë, përveç nëse është e nevojshme nga ana mjekësore”.
Megjithatë, ekspertët thonë se autizmi shkaktohet nga faktorë të shumtë dhe nuk është përcaktuar ende lidhja midis përdorimit të Tylenolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit.





