Aleatët e NATO-s akuzuan Rusinë gjatë takimit të Këshillit te Sigurimeve në SHBA, për shkeljen e hapësirës ajrore në Estoni dhe Poloni. Disa ditë më parë avjonët rusë prekën hapësirën ajrore të Estonisë fillimisht dhe më pas të Polonisë, pa asnjë leje zyrtare nga ana e dy shteteve. Reuters raportoi se Britania u shpreh se këto veprime rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt të armatosur mes tyre.
“Veprimet tuaja të pamatura rrezikojnë një përballje të drejtpërdrejtë të armatosur midis NATO-s dhe Rusisë. Aleanca jonë është mbrojtëse, por mos kini asnjë iluzion se jemi gati të mbrojmë qiellin dhe territorin e NATO-s” tha Sekretarja e Jashtme Britanike, Yvette Cooper.
Ky koment u mbështet gjithashtu edhe nga ministra të tjerë perëndimorë përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila sugjeroi se incidentet e shumta nuk mund të konsideroheshin aksident. Ndërkohë që Ukraina tha se veprime të tilla duhet të përballen vetëm me forcë.
“Një përgjigje e fortë do të thotë që një kërcënim nuk duhet të shoqërohet, as për 12 minuta, as për një minutë. Ai duhet të neutralizohet.” tha Ministri i jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha.
Edhe SHBA- ja tha përmes të dërguarit të tij Michael Waltz, se Moska duhet t’i të qetësonte tensionet, jo t’i përkeqësonte ato.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe për të theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.”, tha Waltz.
Rusia vazhdon dhe mohon akuzat se ka prekur hapësirën ajrore të Estonisë dhe Polonisë, duke thënë se nuk ka prova që mbështesnin pretendimet e tyre dhe akuzoi fuqitë evropiane se po ngrinin akuza të pabaza.
“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë teatër absurdi. Kur të vendosni se doni të angazhoheni në një diskutim serioz rreth sigurisë evropiane, rreth fatit të kontinentit tonë të përbashkët, rreth mënyrës se si ta bëjmë këtë kontinent të begatë dhe të sigurt për të gjithë, ne do të jemi gati.” tha Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmytry Polyanskiy.





