Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë dhunoi dhe goditi me gur bashkëshorten e tij, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. 58- vjeçari, autori i krimit të rëndë është larguar menjherë nga vendngjarja, ndërkohë që autoritetet italiane janë në ndjekje të tij. Viktima 49-vjeçare, Elisabetta Polcino ishte nëna e dy fëmijëve të mitur dhe një djali të rritur.
Protothema raportoi se trupi i 49-vjeçares u zbulua nga të afërmit këtë mëngjes. Gruaja u gjet e vdekur brenda banesës, ndërsa mjeku ligjor vlerësoi se vrasja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit. Çifti, i cili do të festonte 25-vjetorin e martesës këtë vit, ka tre fëmijë një djalë të rritur dhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.
“Përveç bashkëshortit të viktimës, as fëmijët nuk janë gjetur dhe ky është shqetësimi ynë më i madh. Lajmi trondit komunitetin, kjo është një familje që nuk kishte treguar kurrë shenja problemesh” tha kryetari i bashkisë së zonës, Salvatore Colletta
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se hetimet po përqendrohen në pronat në pronësi të autorit, me qëllim gjetjen e tij dhe të dy fëmijëve.





