Presidenti amerikan Dobald Trump ka vënë sërish në lojë dhe ngacmuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me paaftësinë e tij për të fituar luftën në Ukrainë pas më shumë se tre vitesh.
Duke folur para qindra gjeneralëve që fluturuan për në SHBA nga e gjithë bota në Quantico të Virxhinias, Trump diskutoi luftërat e ndryshme në të cilat administrata e tij ndërmjetësoi që kur ai mori detyrën.
“Kam zgjidhur kaq shumë luftëra. Shtatë dhe mund të kishim zgjidhur më të madhen prej tyre”, tha Trump duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.
Ai vazhdoi duke thënë se besonte se çështja “më e lehtë” për t’u zgjidhur ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sepse “e njihja shumë mirë Putinin”. “Mendova se kjo do të ishte e lehtë sepse e njoh shumë mirë”, shtoi ai.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin. Mendova se do ta mbaronte këtë punë.
I thashë: ‘Nuk dukesh mirë. Po bën katër vjet që lufton një luftë që duhej të kishte zgjatur një javë.
Je tigër letre?’ Është për të ardhur keq, por përfundimisht mendoj se do ta përfundojmë këtë”, shtoi ai.
Tensionet me Rusinë kanë qenë duke u përshkallëzuar, me vendet evropiane të NATO-s, që thuhet se i kanë thënë Moskës se janë gati të përgjigjen ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë.





