Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia ishte bërë kritike, me bombardimet ruse që penguan përpjekjet për të rivendosur linjat e jashtme të energjisë në central.

Duke folur në mesazhin e tij video të përditshëm, Zelensky tha se një nga gjeneratorët që siguronin energji emergjente nuk po funksiononte më, shtatë ditë pasi u ndërprenë linjat e jashtme të energjisë.

“Kjo është dita e shtatë. Nuk ka pasur kurrë më parë një emergjencë të tillë në uzinën e Zaporizhias.

Situata është kritike. Bombardimet ruse e kanë shkëputur uzinën nga rrjeti elektrik”, tha Zelensky.

Dhe tani kemi informacion se një nga gjeneratorët ka ndaluar së punuari” – përfundoi ai.