Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 6 qytetarë.

Nga këto, 3 qytetarë janë nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.”, tha dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në një dalje për mediat.