Një autobus është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës, pasi dyshohet se i kanë hedhur një sasi lënde djegëse benzinë.
policiaNgjarja ka ndodhur në Kukës. Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

DVP Kukës

Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme