Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, dyshohet se një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.





