Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja.

Gjatë ndjekjes, ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor.

Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.