Prokurorët gjeorgjianë, ngritën akuza ditën e sotme ndaj pesë figurave të opozitës për përpjekje për të rrëzuar qeverinë, pas protestave të shtunës që kulmuan me përleshje mes policisë dhe demonstruesve në kryeqytetin e vendit Tbilisi i cili numëron rreth 3.8 milionë banorë.

Pjesëmarrësit në protestat e opozitës u mblodhën të shtunën në qendër të Tbilisit, me disa liderë që premtonin një “revolucion paqësor” në ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat u bojkotuan nga blloqet më të mëdha të opozitës.

Pak minuta para se të mbyllen kutitë e votimit, një grup më i vogël protestuesish u përpoqën të kapnin pallatin presidencial, por ata u përballën nga policia anti-ria me gaz lotsjellës dhe kaskada uji.

Akuza ndaj pesë burrave parashikojnë një dënim maksimal me burg prej nëntë vjetësh. Zyrtarët kanë thënë se protestat përbënin një përpjekje për të kapur pushtetin.
Gjeorgjia ka përjetuar protesta për më shumë se një vit, me mbështetësit e opozitës që akuzojnë partinë qeverisëse, për autoritarizëm dhe për përpjekje për ta kthyer vendin, dikur një nga shtetet më pro-perëndimore pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, drejt Rusisë, një akuzë që kjo parti e hedh poshtë.

Lëvizja e protestës është dobësuar në muajt e fundit, megjithatë protestat e natës vazhdojnë të mbyllin bulevardin kryesor të Tbilisit, Rustaveli.
Në tetor të vitit 2024, Georgian Dream fitoi një fitore komode në zgjedhjet parlamentare. Opozita e quajti atë rezultat të manipuluar; autoritetet gjeorgjiane thanë se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme.

Nën udhëheqjen e Georgian Dream, lidhjet me vendet perëndimore janë përkeqësuar. Në nëntor, partia njoftoi se do të pezullonte bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke ndërprerë papritur një objektiv të gjatë kombëtar.