Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar E. A., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ai është i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.