Një 20-vjeçar ka aksidentuar me makinë 57-vjeçarin Durim Gjini dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te sheshi  “Gensher”, Elbasan, ku 20-vjeçari me iniciale Sh. B., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qira ka aksidentuar këmbësorin Durim Gjini.

Fatkeqësisht 57-vjeçari ka ndërruar jetë pas aksidentit. Policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.