Ndihma për popullsinë e Rripit të Gazës
Do të hyjnë menjëherë ndihma. 400 kamionë në ditë në fazën fillestare, me një rritje graduale më pas.
Do të duhet të kuptohet se çfarë do të lejohet të futet. Ka nevojë për eskavatorë, çadra dhe struktura të montueshme, përveç ushqimit dhe barnave.
Izraeli nuk e liron palestinezin, që kërkoi Hamasi
Sipas BBC-së, Izraeli ka refuzuar lirimin e Maruan Barghoutit, pavarësisht këmbënguljes së Hamasit për përfshirjen e tij në marrëveshje.
Emra të tjerë për të cilët nuk ka marrëveshje janë Abdullah Barghouti, Ahmed Saadat, Hassan Salama dhe Abbas al-Sayyed – burra që Izraeli i konsideron si ‘mendjet’ pas sulmeve që tronditën vendin në fillim të viteve 2000.
Do të lirohen 250 të dënuar me burgim të përjetshëm nga 285 gjithsej, si dhe 1700 persona të arrestuar në Gaza gjatë këtyre dy viteve.
Hamas ka kërkuar që në këtë grup të përfshihen edhe disa nga pjesëtarët e njësive elitare Al Nukba, por Izraeli nuk pranon. Sipas Izraelit, këta janë njerëzit që kanë kryer sulmin e 7 tetorit 2023.





