Ndërsa parashikimi i tij për rreziqet nga viruset më shumë se 5 vite më parë u duk gati profetik, Bill Gates përmes një publikimi në web siten e tij, ngre një tjetër rrezik, që sipas tij është edhe më i fuqishëm dhe më afatagjatë se Covid -19. Janë pikërisht ndryshimet klimaterike, që sipas Gates do të jenë edhe më keq se koronavirusi.
“Kriza globale ka shokuar botën. Ajo po shkakton një numër tragjik jetëhumbjesh. Njerëzit po përjetojnë vështirësi ekonomike që nuk janë parë në shumë gjenerata. Efektet janë të dukshme në të gjithë planetin. Natyrisht, unë po flas për COVID. Por në disa dekada, ky përshkrim do të përkojë me një tjetër krizë globale: ndryshimin e klimës.
Sado e tmerrshme të jetë kjo pandemi, ndryshimi i klimës mund të jetë më i keq. Unë e kuptoj se është e vështirë të mendosh për një problem siç është ndryshimi i klimës tani. Kur katastrofa na godet, është në natyrën njerëzore të shqetësohemi vetëm për plotësimin e nevojave themelore, veçanërisht kur një katastrofë është aq e keqe sa COVID-19.
Por edhe pse temperaturat në mënyrë dramatike më të larta diku në të ardhmen e bëjnë atë një problem të largët, mënyra e vetme për të shmangur rezultatet më të këqija të klimës është të shpejtojmë përpjekjet tona tani.
Ndonëse bota punon për të ndaluar koronavirusin e ri dhe fillon të shërohet prej tij, ne gjithashtu duhet të veprojmë për të shmangur katastrofën e klimës duke ndërtuar dhe aplikimi i inovacioneve që do të na lejojnë të eleminojmë emetimet e gazrave serë”, shkruan Gates.
Në analizën e tij, për ta bërë më të qartë dëmin që i vjen globit nga ngrohja globale, Gates jep një krahasim më Covid.
“Nëse doni të kuptoni llojin e dëmit që ndryshimet klimaterike do të sjellin, shikoni COVID-19 dhe zgjateni për periudha shumë më të gjata efektin e tij. Humbja e jetës dhe dëmi ekonomik i shkaktuar janë të krahasueshme me ato çfarë do të ndodhin rregullisht nëse ne nuk reduktojmë emetimin e karbonit në botë”, shkruan Gates.