Ibiza është goditur nga përmbytjet e stuhisë “Alice”, duke shkaktuar ‘paralizimin” e aeroportit te ishullit.

Si pasojë e stuhisë, janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe autoritetet janë detyruar të vendosin ushtrinë për herë të dytë brenda dy javësh.

Ndërkaq, aeroporti i Ibizës është në kaos pasi uji i rreshjeve ka arritur të hyjë në tavanin e aeroportit, ndërsa stafi dhe udhëtarët po përpiqeshin të mbroheshin.

Autoritetet kanë mbyllur aeroportin për një orë, ndërsa disa fluturime janë devijuar për në destinacione të afërta.

Në total, 24 fluturime u anuluan. Turistët britanikë dhe tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Pamjet nga përmbytja janë bërë virale në rrjete sociale, ku mund të shihet qartë punonjësit duke pastruar ujin e mbledhur nga stuhia.

Qeveria urdhëroi vendosjen e forcave ushtarake për herë të dytë në më pak se dy javë për të ndihmuar në pompimin e ujit dhe hapjen e rrugëve.