Mediet e huaja kanë shkruar se një studim i fundit ka zbuluar se mjekrat e burrave mbajnë më shumë baktere se leshi i qenve.
Keto gjetje kanë ngritur shqetësime për higjienën dhe kujdesin personal. Studiuesit kanë zbuluar se disa mostra të mjekrave kishin nivele më të larta baktiere në krahasim me mostrat e marra nga trupat e qenve.
Ky fakt tregon se përveç se mund të jenë një estetikë popullore, mjekrat mund të jenë edhe një burim potencial bakterial, sidomos nëse nuk pastrohen rregullisht.
Ekspertët e shëndetit theksojnë se mjekrat nuk janë domosdoshmërisht të dëmshme për shëndetin, përderisa ato pastrohen dhe mirëmbahen siç duhet. Pastrimi i rregullt dhe përdorimi i shampoje dhe produkteve të veçanta për mjekrën mund të ndihmojnë në mbajtjen e baktereve në nivele të sigurta dhe në ruajtjen e higjienës personale.
Pavarësisht se kjo gjetje ngriti shqetësime për higjienën e mjekrave, specialistët kanë theksuar se është e rëndësishme që çdo pjesë e trupit, përfshirë mjekrën, të pastroni rregullisht. Bakteret mund të jenë të dëmshme vetëm nëse nuk mbahen në kontroll, ndaj pastrimi i rregullt dhe kujdesi i mirë janë çelësi për të ruajtur një higjienë të shëndetshme./BBC





