Zbardhen detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Gëzim Saraci, në Gjirokastër. Mësohet se personi që ka kryer krimin, po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi.
Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori emri i të cilit nuk dihet ende, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Sherri ka agravuar dhe autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën.
Më pas, ai e ka lënë të vdekur në kamionçinë dhe është larguar për të humbur gjurmët. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Gjirokastër, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.





