Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylaj, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.
Aldo Avdylajt, u arrestua një ditë më parë nga RENEA,, gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari. Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.





