Takimi i shumëpritur mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergey Lavrov, është pezulluar përkohësisht. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një prononcim për CNN.
Ende nuk është dhënë një arsye zyrtare për shtyrjen e takimit, i cili ishte planifikuar të mbahej gjatë kësaj jave. Megjithatë, sipas burimeve, dy diplomatët kanë pikëpamje thellësisht të ndryshme mbi mënyrën se si mund të përfundojë pushtimi rus i Ukrainës.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten të larta, ndërsa përpjekjet për dialog diplomatik duken gjithnjë e më të vështira.





