Karabinierët e Fano-s në Itali, kanë vendosur në pranga një shqiptar 25-vjeçar me iniciale R.A dhe bashkëpunëtoren e tij 22-vjeçare.

Arrestimi i tyre është bërë pasi policia ka kapur në flagrancë çiftin duke shitur lëndë narkotike.

Sipas policisë, shqiptarit i është gjetur 300 gramë kokainë, si edhe peshore e qese të vogla plastike, të cilat nevojiteshin për ndarjen e dozave. Karabinierët kishin kohë që monitoronin lëvizjet e çiftit brenda hapësirës së fushës.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit i janë gjetur 50 gramë kokainë, ndërsa bashkëpunëtores së tij i gjetën në çantë shumën prej 1 mijë eurosh.