Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance është takuar në Izrael me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Pas takimit me Netanjahun në Juruzalem, Vance tha se se misioni për çarmatosjen e Hamasit në Rripin e Gazës është shumë i vështirë.

“Kemi një mision shumë, shumë të vështirë përpara nesh, që është çarmatosja e Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, për ta bërë jetën më të mirë për popullin e Gazës, por edhe për t’u siguruar që Hamasi të mos jetë më një kërcënim për miqtë tanë në Izrael”, tha J.D. Vance në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas takimit të tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se marrëveshja e armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi që nga 10 tetori. Marrëveshja erdhi pas më shumë se dy vitesh lufte midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Kjo luftë erdhi si pasojë e sulmit që oraganizata islamike dhe aleatët e saj sulmuan më 7 tetor 2023 shtetin e Izraelit.

Marrëveshja e armëpushimit midis dy vendeve, e cila është ndërmjetësuar nga President ii Amerikës, Donald Trump bazohet në një plan 20-pikësh. Presidenti i SHBA-së parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e ushtrisë izraelite,ndihmën dhe furnizimin me ndihma ushqimore të popullit palestinez dhe rindërtimin e vvendeve të shkatërrura të saj. Kryeministri izraelit Netanyahu tha se po punonin që të formonin një qeveri politike me vixion të ri.

“Po krijojmë një të nesërme të mrekullueshme tani me një vizion krejt të ri, për mënyrën se si do të kemi një qeveri politike, për mënyrën se si do të sigurojmë sigurinë atje. Kjo nuk do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë shumë punë. Por unë besoj se është e mundur, tha Netanyahu.