Dy shpërthime të forta, njëri pas tjetrit tronditën kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Sipas Reuters, deri tashmë së paku 10 persona kanë humbur jetën, por shifra ende nuk dihet zyrtarisht.

Mediat e huaja thonë se dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke dëmtuar banesa dhe dritare në qendrën historike të qytetit.

Shpërthimi u tha se ishte përqëndruar në portin e Bejrutit, ndërsa flitet se mund të ketë marrë flakë një depo fishekzjarresh. Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës.