Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj punonjësit te Tatimeve në Shkodër Enea Busukja.

Mësohet se tritoli në makinën e tij ka shpërthyer teksa ky i fundit ka hyrë në makinë. Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.