Një 64-vjeçar nga Rrogozhina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka goditur me automjetin e tij makinën e një 44-vjeçari me të cilin kishte pasur një konflikt për motive të dobëta.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor:-arrestuan shtetasin P. K., 64 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur qëllimisht, automjetin që drejtonte shtetasi E. M., 44 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.