Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka konfirmuar se Ministria e Mbrojtjes po punon për t’i hequr Andrew Mountbatten Windsor gradën e tij të fundit ushtarake nderi, në përputhje me dëshirat e Mbretit Charles III.

Healey tha se mbreti e kishte “bërë të qartë se e donte këtë”.

Andrew, i cili gjithashtu humbi titullin e tij si princ të enjten, mbajti gradën e zëvendësadmiralit në Marinën Mbretërore pasi hoqi dorë nga detyrat e tjera ushtarake në vitin 2022.

Është vendimi i duhur, mbreti ka treguar se duhet ta zbatojmë dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë tani”, tha Healey.

Bëhet e ditur se Andrew shërbeu 22 vjet në Marinën Mbretërore dhe ishte pilot helikopteri.

Atij iu hoqën titujt dhe privilegjet e mbetura këtë javë pas muajsh presioni për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.