Ministrja italiane e Transportit, Paola De Micheli tha se masat e sigurisë së udhëtimit të miratuara nga qeveria sjellin përfitime për turizmin, pas kritikave të ministrave të tjerë për vendimin e saj të papritur për të lejuar trenat të udhëtonin me kapacitet të plotë.
“Turistët do të dinë se ndodhen në një vend, ku ne përpiqemi të marrim masat paraprake më të mëdha të mundshme të sigurisë”, tha ajo, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha në fundjavë se rregulloret distancuese në vend, për të luftuar përhapjen e COVID-19, duhet të vazhdojnë të respektohen dhe se njerëzit nuk mund ta lejojnë veten të jenë të shkujdesur.