Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi gjirin e Kalifornisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Në deklaratë thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, 72 kilometra në veri të Santa Rosalia-s, Meksikë. Për momentin nuk ka informacione për lëndime ose dëme të mundshme.