Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi ku për pasojë humbën jetën 6 persona. Një zjarr shpërtheu mëngjesin e së shtunës në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë. Nga kjo ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë.
“Gjashtë nga bashkëqytetarët tanë për fat të keq kanë humbur jetën. Njëri është tani në spital. Zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia ndërhynë.
Zjarri tani është vënë nën kontroll, por ndërtesa ka pësuar dëme serioze. Një hetim është duke u zhvilluar”, tha Ilhami Aktas, guvernatori i provincës Kocaeli, e cila përfshin qytetin e Dilovasi.
Dy kate të një ndërtese të përdorur si depo dhe fabrikë parfumesh u shkrumbuan nga zjarri, i cili shpërtheu për një arsye aktualisht të panjohur. Dilovasi, një qytet industrial i vendosur rreth 70 kilometra në juglindje të Stambollit, është “shtëpia e shumë fabrikave dhe depove.





