Në Durrës u zhvillua sot ceremonia festive e 80-vjetorit të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”, një institucion me traditë të gjatë dhe kontribut të rëndësishëm në arsimin qytetar. Në aktivitet mori pjesë edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila vlerësoi historinë, rezultatet dhe ndikimin që kjo shkollë ka pasur ndër vite.
Në postimin e saj në rrjetet sociale Sako shkruan se shkolla, e rikonstruktuar pak vite më parë, ofron sot kushte bashkëkohore mësimi për 434 nxënës dhe 28 fëmijë të kopshtit.
Kryebashkiakja uroi nxënësit dhe mësuesit për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke i cilësuar ata si pjesë të një historie prej tetë dekadash që vazhdon të prodhojë rezultate dhe vlera.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”. ![]()
![]()
Në këtë shkollë të njohur për traditat e vyera dhe rezultatet e larta në cilësinë e mësimdhënies, e rikonstruktuar pak vite më parë, sot zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore 434 nxënës dhe 28 fëmijë të kopshtit. Në këtë shkollë po zbatohet me sukses edhe Projekti “Art dhe Zeje”, me mbështetjen e GIZ Albania duke ndërtuar serën dhe kopshtin didaktik ![]()
, si dhe projekti “Green Al”, në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare, për sensibilizimin e nxënësve në lidhje me mjedisin. Urime të gjithë nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe suksese të mëtejshme në vitet që vijnë!





