Një robot i ri, i quajtur Memo, mund të bëjë punë të shtëpisë si të pastrojë tryezën, të fusë enët në lavastovilje, të palosë çorape dhe madje të përdorë makinën e kafesë.

Roboti wshtw prodhuar brenda ne më pak se dy vitesh. Në një video të publikuar nga kompania, roboti me rrota Memo shihet duke hequr sendet nga tryeza e darkës dhe duke i vendosur në lavastovilje.

Robotistët prej kohësh janë përballur me vështirësi në krijimin e sistemeve që mund të manipulojnë me siguri objektet brenda shtëpive.

Duart e njeriut kanë mijëra receptorë prekjeje që lejojnë njerëzit të vlerësojnë kapjen dhe presionin. Krijimi i makinave me po të njëjtin kontroll ka rezultuar i ndërlikuar dhe i kushtueshëm.

Memo trajnohet me të dhëna të mbledhura nga njerëz që kryejnë detyra reale.

Kompania ka më shumë se 500 mbledhës të dhënash njerëzorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të cilët mbajnë dorezat dhe regjistrojnë informacion, përfshirë forcën e përdorur për të ngritur objekte të ndryshme.

Sunday Robotics tha se sistemi me doreza është shumë më ekonomik se telekomanda që nënkupton kontrollin e robotit nga distanca. Memo kushton rreth 200 dollarë për dorezë, në krahasim me rreth 20,000 dollarë që është kostoja e një roboti të telekomanduar.