Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është çmontuar. Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe të tjera shqiptare. Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.

Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave është edhe një burrë kinez i cili, siç shpjegoi prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si ndërrues parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si ‘Fei Ch’ien’, fjalë për fjalë ‘para fluturuese’”

Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”.