Policia ka arrestuar sot një 43-vjeçar për vjedhje. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori në komisariatin e Bulqizës. 43-vjeçari banues në Bulqizë, ishte shpallur më parë në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Vepër për të cilën, Gjykata e Dibrës i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai ka bashkëpunuar me dy persona të mitur, për vjedhjen e motorrit pranë komisariatit. Dy të miturit ishin të proceduar penalisht më parë nga policia.
Njoftimi i policisë
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin S.V., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të mitur të proceduar më parë nga Policia, kanë vjedhur një motomjet në ambientet e komisariatit Bulqizë.





