Agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se Roskomnadzor, organi mbikëqyrës i komunikimeve në Rusi, ka kërcënuar të bllokojë plotësisht WhatsApp nëse shërbimi i mesazheve nuk përputhet me ligjet kombëtare.
Kjo vjen pas kufizimeve të gushtit për disa thirrje në WhatsApp dhe Telegram, ku autoritetet akuzojnë platformat në pronësi të huaj, përfshirë Meta, se refuzojnë të ndajnë informacion me zbatimin e ligjit në rastet e mashtrimit dhe terrorizmit. Roskomnadzor përsëriti akuzën e saj të premten, duke thënë se WhatsApp nuk kishte përmbushur kërkesat ruse të hartuara për të parandaluar dhe luftuar krimin.
“Nëse shërbimi i mesazheve vazhdon të mos përmbushë kërkesat e legjislacionit rus, ai do të bllokohet plotësisht”, e citoi agjencia e lajmeve Interfax.
Mediat e huaja shkruajnë se WhatsApp ka akuzuar Moskën se po përpiqet të bllokojë miliona rusë nga qasja në komunikim të sigurt. Rusia ka shtrënguar kontrollin e saj mbi internetin gjatë muajve të fundit. Ndërprerjet e internetit në telefonat celularë kanë prekur dhjetëra rajone ruse, duke penguar në dukje sulmet me dronë ukrainasë.





