Kremlini ka deklaruar se se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bënin përparim në bisedimet e paqes në Ukrainë dhe se Moska ishte e gatshme të vazhdonte të punonte me ekipin aktual amerikan. Vladimir Putin zhvilloi pesë orë bisedime me dy të dërguar amerikanë të martën në mbrëmje, gjatë të cilave Kremlini tha se kishte pranuar disa elementë, por jo të tjerë, të një plani paqeje të SHBA-së.
Putini përsëriti më pas pretendimin e Rusisë për kontroll të plotë të Donbasit të Ukrainës, duke thënë se Moska do të merrte kontrollin e plotë të rajonit me forcë nëse trupat ukrainase nuk tërhiqeshin. Donald Trump, përpjekjet e të cilit për t’i dhënë fund luftës deri më tani kanë dështuar, tha se takimi i kësaj jave ishte mjaft i mirë, por se rruga përpara mbetet e paqartë.
“Sipas mendimit tim, po bëjmë përparim në negociatat bazë me pjesëmarrjen e presidentit tonë. Kjo është inkurajuese dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë me këtë ekip amerikan.” tha Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
Mediat e huaja shkruajnë se Kremlini po pret reagimin e kolegëve tanë amerikanë, ndaj bisedimeve të së martës. Ukraina dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe akuzon Putinin se pretendon të jetë i interesuar në bisedimet e paqes, ndërsa vazhdon luftën. Në të njëjtën kohë, Kievi ka frikë se Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje që do ta detyronte atë të pranonte kushte të pafavorshme dhe ta linte të prekshme ndaj një sulmi të ri nga Rusia në të ardhmen.





