Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme Japoninë, duke ngritur edhe alarmin e mundshëm për tsunami dhe dëme materiale.
Banorëve të zonës bregdetare u është bërë thirrje të largohen nga zona e rrezikut. Ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra, që mbulon tre prefektura; Aomori, Hokkaido dhe Iwate.
🔊音声あり
— 特務機関NERV (@UN_NERV) December 8, 2025
【地震情報 2025年12月8日】
23時15分頃、青森県東方沖を震源とする地震がありました。震源の深さは約50km、地震の規模はM7.2、最大震度6強を青森県で観測しています。津波注意報を発表中です。 pic.twitter.com/SOsDzPJXIm
Forca e lëkundjeve sizmike fillimisht u raportua se ishte me magnitudë 6.7 ballë dhe u regjistrua në veriun e vendit aziatik.
Por më pas autoritetet konfirmuan forcën 7,2 ballë, duke lëshuar edhe alarm për tsunami.
Dridhja u regjistrua në prefekturën Aomori, rajoni më verior në Japoninë kontinentale.
“Një tërmet i fortë me magnitudë 7,2, ballë të shkallës Rihter ndodhi pas orës 15:00 (ora europiane), 23:00 me atë japoneze, në prefekturën Aomori në Japoninë veriore. Ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra, që mbulon tre prefektura; Aomori, Hokkaido dhe Iwate“, informuan mediat.
Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme materiale, por paniku është i madh për shkak të forcës së lëkundjeve dhe për një tsunami të mundshëm.
Pati raportime edhe për një shkallë që shkonte deri në 7,6 ballë si magnitudë, teksa autoritetet vijojnë të mbledhin informacionin zyrtar.
Në fakt, ata u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta.





