Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jordani ndërsa në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë foto nga takimet që ka zhvilluar në Aman, ndërsa vlerëson Mbretin Abdullah II si një mik të çmuar.
“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht,” shkruan Rama në Facebook.





