Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.