Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë me qira në lagjen nr. 1 të Librazhdit.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja me iniciale B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Raportohet se shtëpia ku ndodhi shpërthimi ishte marrë me qira nga 37-vjeçari me iniciale G. B..

“Librazhd/Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë”, njoftoi policia.