Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë” është regjistruar një aksident, ku janë përfshirë tre automjete.
Automjeti i drejtuar nga shtetasi F. H. është përplasur me makinat e shtetasve A. S. dhe G. Sh..
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





