Pesë persona janë arrestuar në zonën e Dingolfing, në Bavarinë e Poshtme, në jug të Gjermanisë, nën akuzën se po planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh.

Mes të dyshuarve janë tre shtetas marokenë, një shtetas egjiptian dhe një shtetas sirian.

Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, informacioni vendimtar që çoi në arrestimet u sigurua nga një agjenci e huaj e inteligjencës.

Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me objektivin e saktë apo fazën në të cilën ndodhej plani i dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë.