Brenda automjetit të djegur në Llogara ku u gjet trupi i pajetë i një personi nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja. Pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policia Ai ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit.

– Advertisement –

Origjina e tij është nga Berati. Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij teksa është shkrumbuar nga flakët. Pritet që të konfirmohet nga policia.