Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të ish-policit Artjol Xhelo i cili u gjet i djegur brenda një mjeti në Llogara. 32-vjeçari mësohet se ishte nga fshati Gajde në Berat.

– Advertisement –

Ai kishte dhënë dorëheqjen nga radhët e policisë në vitin 2023. Dyshohet se largimi i tij kishte ardhur pasi i riu kishte rëne në dashuri me një police. Ai gjithashtu ka pasur probleme me depresionin.

Ai ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.

Dyshimet janë se viktima ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij teksa është shkrumbuar nga flakët.