Detaje të reja janë zbardhur lidhur nga operacioni i SPAK te AKSH-i, ku dhjetëra kontrolle u bënë në banesa dhe baza të ndryshme. Bëhet me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave.

Dyshohet se përmes bizneseve të Merkaj janë pastruar miliona të marra nga AKSH-i. Gjithashtu janë kqyrur kamera të sigurisë dhe telefona, ku rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet në lidhje me tenderat.

Nga hetimet dy tenderat më problematikë janë, ai për mirëmbajtjen e për thesarin e shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal ka në dorë transaksionet bredna e jashtë vendit për të gjithë personat dhe biznesmenë. Ndërsa tenderi i dytë problematikë është ai për administrimine dosjeve hetimore.

Drejtoresha e AKSH-it, Mirilinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqiri. Gjithashtu mësohet se është blerë një jaht në emër të një 24-vjeçare rumune që kishte lidhje me shtetasin Ermal Beqiri. 

Masa sigurie ‘arrest me burg’ u vendos për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Përveç tyre, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.