Moska hedh poshtë thirrjet për një armëpushim në Ukrainë gjatë Krishtlindjes.
“Ne duam paqe, nuk duam një armëpushim për t’i dhënë Ukrainës një pushim për t’u përgatitur për vazhdimin e luftës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Tani pyetja është nëse jemi gati të arrijmë, siç thotë Presidenti Trump, një marrëveshje apo jo”, shtoi Peskov. Por nëse ukrainasit, në vend të një marrëveshjeje paqeje, synojnë vendime të përkohshme dhe jopraktike, atëherë vështirë se jemi gati të marrim pjesë në këtë”, përfundoi zëdhënësi i Vladimir Putin, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.





