“Ne nuk do të pajtohemi, pranojmë asnjë prani trupash të NATO-s në tokën ukrainase”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ai tha se Moska nuk do të pranojë trupa të NATO-s në tokën ukrainase, edhe nëse ato janë pjesë e një garancie sigurie ose si anëtarë të Koalicionit të të Gatshmëve.
Ryabkov shtoi se Rusia nuk ka ndërmend të bëjë lëshime në Donetsk, Lugansk, Zaporizhia, Kherson dhe Krime.
“Ne absolutisht nuk mund të bëjmë kompromis për këto”, shtoi ai.





