Xhejk Pol pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë. Fitorja e Joshuas ndaj Xhejk Pol nuk u vu në diskutim asnjëherë, por amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut. Pas ndeshjes, Pol konfirmoi se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e pengon që të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta.
“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj. Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. “Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote”, përfundoi ai.yshe, mendoj se më theu nofullën”, shtoi amerikani dhe më pas pështyu gjak.





